image “Prilli i thyer” i Kadaresë botohet në Itali

“Prilli i thyer” i Kadaresë botohet në Itali

news image

Një ndër veprat më njohura të Ismail Kadaresë, “Prilli i thyer”, është botuar në Itali, transmeton Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur shkrimtari dhe profesori Ag Apolloni, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Një prej veprave më të bukura të letërsisë shqipe, “Prilli i thyer”, botohet në Itali. Librin e ka botuar Shtëpia Botuese “La nave di Teseo”, të cilën më 2015 e themeluan botuesja Elisabetta Sgarbi dhe shkrimtari Umberto Eco, të cilët u larguan nga Shtëpia Botuese “Bompiani”, kur këtë e bleu vajza e Berlusconit”, ka shkruar ai.

“Prilli i thyer” është roman që flet për gjakmarrjen te shqiptarët./Sinjali/