Është arrestuar një i dyshuar, i cili u kap nga policia duke transportuar 1.7 metra dru, në fshatin Muqivërc të Kamenicës, mesditën e djeshme rreth orës 12:30, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, drunjt i dyshuari i kishte prerë në mënyrë ilegale, andaj i janë sekuestruar.
Pas intervistimit, i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Me rastin po vazhdojnë të merren zyrtarët e ekonomisë pyjore”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/