image Prestigjiozja gjermane godet Ramën, ‘mbanë partinë në pushtet përmes krimit të organizuar-mafias së drogës’
[wp-story id="814678"]

Rajon

Prestigjiozja gjermane godet Ramën, ‘mbanë partinë në pushtet përmes krimit të organizuar-mafias së drogës’

news image

Gazeta prestigjioze gjermane ‘Der Spiegel’ ka publikuar një shkrim të gjatë pas refuzimit të BE-së për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Të turpëruar nga Brukseli”, titullohet shkrimi në ‘Der Spiegel’, moshapjen e negociatave për Shqipërinë gazeta e ndërlidhë me kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

“Refuzimi është më i kuptueshëm”, thuhet në këtë artikull.

“Reforma në drejtësi dhe sundimi i ligjit në vend ka ngecur, dhe kryeministri socialist Edi Rama, në detyrë që nga viti 2013, dyshohet se ka mbajtur partinë e tij në pushtet përmes krimit të organizuar, veçanërisht mafies së drogës”, thekson ‘Der Spiegel’.

Për dallim nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, homologu i tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqje.

Zaev dha dorëheqje pasi nuk është arritur një marrëveshje për fillimin e negociatave të mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut./Gazeta Sinjali/