image Presioni nga PSG, Interi merr vendimin final për Skriniar
[wp-story id="814678"]

Futboll

Presioni nga PSG, Interi merr vendimin final për Skriniar

news image

Interi ka këmbëngulur se tregu i tyre tani mund të konsiderohet i mbyllur.

Është raportuar se PSG po planifikon të bëjë një ofertë prej rreth 70 milionë eurosh në ditën e fundit të afatit kalimtar për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Sidoqoftë, klubi zikaltër duket se do të refuzojë çdo mundësi largimi të sllovakut.

Siç raporton Fabrizio Romano, Interi insiston se nuk do të ketë asnjë hyrje dhe asnjë dalje.

Milan Skriniar priste të qëndronte ashtu siç ka deklaruar gjithmonë Interi duke përfshirë edhe ditën e djeshme, kështu që ai do të mbetet pjesë e zikaltërve.

/GazetaSinjaliSport/