image Presidentja uron Fitër Bajramin, shpreson që në tjetrin të ketë festë pa kufizime

Sociale

Presidentja uron Fitër Bajramin, shpreson që në tjetrin të ketë festë pa kufizime

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë për festën e Fitër Bajramit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Festa e Fitër Bajramit shënon fundin e agjërimit një muajsh, në të cilin besimtarët demonstruan sakrificën dhe shpirtin solidar duke dhuruar diçka nga vetja për më të varfrit, apo për nevojtarët.”

“Uroj që Zoti t’i ketë pranuar lutjet tuaja për shëndet të mirë, paqe e harmoni. Esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj të gjithë së bashku duhet ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë gjallë traditën tonë të këtij virtyti.”

Osmani ka shprehur besimin se Bajrami tjetër të festohet pa kufizime për shkak të pandemisë COVID-19.

“Pandemia do të jetë një barrierë në kremten e kësaj feste, porse duhet të gjejmë forcë që edhe në këto rrethana ta urojmë njëri-tjetrin me zemrën plot e me shpresën se së shpejti do ta tejkalojmë pandeminë.”

“Ta kemi besimin e fuqishëm se në Bajramin tjetër do të kemi mundësinë t`i japim kuptim kremtes me prezencë fizike te të afërmit e miqtë.”/Gazeta Sinjali/