image Presidentja udhëton drejt Japonisë për pjesëmarrje në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike

Kosovë

Presidentja udhëton drejt Japonisë për pjesëmarrje në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Japoni, ku krahas shumë liderëve të tjerë botërorë do të jetë prezentë në hapjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Gjatë ditëve në vijim Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të shtetit japonez, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka përgëzuar sportistët kosovarë, duke uruar që secili nga ta të triumfojë në disiplinat përkatëse sportive.

Gjatë qëndrimit në Tokio, Presidentja Osmani së bashku me liderë të tjerë botërorë do të pritet nga Perandori Naruhito.

Teksa në kuadër të takimeve bilaterale, zonja Osmani do të realizojë takime me kryeministrin e Japonisë, Yoshihide Suga, ministrin e jashtëm Toshimitsu Motegi, me përfaqësues të organizatave ekonomike e tregtare si dhe me përfaqësues të tjerë shtetëror.

Kosova do të përfaqësohet me 11 sportistë në Lojërat Olimpike Tokio, ndërkaq Osmani do t`i mbështesë ata nga afër.

/GazetaSinjali/