Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.
Takimi është duke u zhvilluar në Kabinetin e Presidentes.
Para këtij takimi, kryediplomati maqedonas është pritur në takim nga ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla.
Në një konferencë për media, Bujar Osmani, ka kërkuar që të ulen tensionet në veri të Kosovës dhe t’i jepet hapësirë dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Pas takimit me presidenten, ministri Osmani do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.