Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, shkruan Gazeta Sinjali.
Megjithatë, ndonëse pas takimit nuk do të ketë konferencë për media prej tyre, nuk dihet ende se çka kanë diskutuar pasi mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Ministri Bujar Osmani gjatë ditës së sotme është takuar edhe me ministren e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. /Gazeta Sinjali/