image Presidentja për Nora Gjakovën: Në këtë ditë zie për popullin tonë, ajo i solli dritë Kosovës

Kosovë

Presidentja për Nora Gjakovën: Në këtë ditë zie për popullin tonë, ajo i solli dritë Kosovës

news image

Xhudistja nga Peja, Nora Gjakova, e ka fituar medaljen e artë olimpike, pasi e mposhti Sarah Leoine Cysiquen në finale, duke ia siguruar Kosovën medaljen e tretë të artë olimpike në historinë e saj.

Fitorja e Gjakovës në një ditë zie për Kosovën, e ka gëzuar shumë presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

Ajo tha se Nora Gjakova i solli dritë Kosovës, në këtë ditë zie për popullin tonë.

“Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës. Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi. Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit”, shkroi ajo në Facebook.

Për shkak të një aksidenti që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Slavonski Brod të Kroacisë, si pasojë e të cilit vdiqën 10 mërgimtarë nga Kosova që po vinin nga Gjermania, Osmani e ka shpallur ditën e sotme ditë zie.

Madje, ajo e ka ndërprerë edhe vizitën në Japoni, për t’u kthyer sot në Kosovë./Gazeta Sinjali/