image Presidentja Osmani: Valdete Daka mbajti anshmëri politike

Politikë

Presidentja Osmani: Valdete Daka mbajti anshmëri politike

news image

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur sërish në lidhje me shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetarës së KQZ-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani ka thënë se Daka mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese por se ajo është e bindur në të drejtën e saj.

Mjafton të lexohet ligji, mjafton të lexohet neni specifik që thotë se presidentja shkarkon cilindo anëtar të KQZ’së i cili shkel integritetin e institucionit”, tha ajo.

Absolutisht, pa asnjë dyshim të vetëm. Gjatë veprimtarisë së saj në zgjedhjet e fundit, për shkak të shndërrimit të KQZ-së në arenë të betejave politike e partiake, për shkak të njëanshmërisë, për shkak të ndikimit të paligjshëm në vendimet e PZAP-së e shumë e shumë tjera. Për shkak mos trajtimit të barabartë të qytetarëve të Kosovës, pra duke i trajtuar diasporën si qytetarë të kategorisë së dytë të cilëve nuk ua pranonte dokumentacionin, e shumë e shumë vendime të tilla të cilat kanë rezultuar sipas vetë raportit të BE-së për zgjedhjet e 14 shkurtit në ulje të besimit të qytetarëve në KQZ”, tha Osmani në Kanal10.

Presidentja Osmani tutje ka thënë se Daka ka mbajtur anshmëri politike, gjë që është e ndaluar me ligj.

Zonja Daka ka mbajt anshmëri politike që absolutisht e ka të ndaluar me ligj. Anëtarët e tjerë në KQZ janë anëtarë të partive politike, ajo është përfaqësuese totalisht e pavarur”, shtoi Osmani./GazetaSinjali/