Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka uruar qytetarët e besimit ortodoks me rastin e Krishtlindjes ortodokse, shkruan Gazeta Sinjali.
Osmani përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka shkruar se “Sikurse krejt bota, edhe ne po përballemi me pandeminë, ndaj na duhet solidariteti, duke e konsideruar ngadhënjimin ndaj pandemisë njëlloj rilindje për njerëzimin”.
Tutje ajo është shprehur se “Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja gëzim! Drita, dashuria dhe shpresa e pakufishme bashkoftë njerëzit në çdo shtëpi në pritje të ditëve më të mira!Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”