image Presidentja Osmani uron Krishtlindjet, bën thirrje për paqe e solidaritet

Sociale

Presidentja Osmani uron Krishtlindjet, bën thirrje për paqe e solidaritet

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e krishterë, me rastin e Krishtlindjeve.

Në këtë festë, Osmani ka bërë thirrje për paqe, dashuri, tolerancë e solidaritet.

Ky është urimi i plotë i presidentes:

Kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës.

Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që në këtë ditë ta rrisin shpresën e t`i hapin zemrat. Në shtëpinë e secilit të mbizotërojë shëndeti, lumturia e paqja!

Të jemi solidarë, të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë!

Për shumë mote, Gëzuar!

/GazetaSinjali/