image Presidentja Osmani takohet me komandantin e FSK-së, diskutojnë për sigurinë në vend

Politikë

Presidentja Osmani takohet me komandantin e FSK-së, diskutojnë për sigurinë në vend

news image

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar këtë të martë komandantin Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani dhe Jashari “diskutuan mbi situatën e sigurisë në vend. Në takim u diskutua edhe për ngritjen e kapaciteteve, trajnimet dhe përgatitjet e FSK-së për ta realizuar misionin e saj”.

Vlen të theksohet se presidentja Osmani ka zhvilluar një mori takimesh së fundmi, të cilat kryesisht janë të lidhura me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

/GazetaSinjali/