image Presidentja Osmani sot përballë Christiane Amanpour në CNN, do të flasë për zhvillimet në veri

Politikë

Presidentja Osmani sot përballë Christiane Amanpour në CNN, do të flasë për zhvillimet në veri

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të jetë e ftuar për intervistë në CNN përballë gazetares amerikane Christiane Amanpour, ku do të flasë për zhvillimet e fundit në veri të vendit, sulmin terrorist, vrasjen e policit kosovar dhe për alarmin amerikan se trupa të shtuara të ushtrisë serbe janë vendosur në kufi me Kosovën.

Këtë e ka konfirmuar vetë Amanpour e cila dje ka intervistuar presidentin serb, Aleksander Vucic.

“Presidentja e Kosovës më bashkohet mua nesër“, ka shkruar gazetarja amerikane. 

Intervista raportohet se do të zhvillohet sot në orën 19:00.

/GazetaSinjali/