image Osmani: Rusia ka tendencë destabilizimin e rajonit, jo vetëm të Ukrainës

Politikë

Osmani: Rusia ka tendencë destabilizimin e rajonit, jo vetëm të Ukrainës

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në lidhje me situatën në Ukrainë pas sulmeve ruse.

Ajo është shprehur se ndërsa shihet situata me Ukrainën, flitet edhe për situatën me Kosovën, për shkak të tendencave të Rusisë për destabilizim të rajonit.

”Çështjen e rreshtimit tonë të qartë, me vlerat e lirisë dhe me të drejtën e popujve për të jetuar të lirë jemi rreshtuar që moti”.

”Si një popull liridashës, ka treguar se qëndron me këto vlera. Dhe rreshtohet me këto vlera qysh në vitet e ’90-ta”.

”Çfarë po ndodhë tani në Ukrainë? – nuk është vetëm një krizë që po ndodhë vetëm në Ukrainë, po rështë një krizë dhe një betejë mes vlerash. Vlerat e lirisë dhe demokracisë në njërën anë kundër autokracisë, të cilat po shfaqen në mënyrën më të ashpër më barbare”, tha ajo në Klan.

”Duke u marrë me Ukrainën, ne po merremi me vetvetën tonë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme”.

”Për shkak se tendenca ruse për destablizim, nuk është vetëm tendencë ndaj Ukrainës, por është një tendencë ndaj gjithë rajonit”.
/GazetaSinjali/