image Presidentja Osmani pret në takim kryediplomaten gjermane

Politikë

Presidentja Osmani pret në takim kryediplomaten gjermane

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cila do të qëndrojë për vizitë zyrtare dy ditore.

Mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje nga ky takim.

Teksa, pas takimit me Osmanin, kryediplomatja gjermane do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ç’rast do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

/GazetaSinjali/