image Presidentja Osmani për Bujar Nishanin: Përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit

Shqipëri

Presidentja Osmani për Bujar Nishanin: Përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, duke e kujtuar si një përkrahës të parreshtur të Kosovës, i cili e përkrahu atë deri në frymën e fundit.

Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se Nishani ia kushtoi një jetë Shqipërisë dhe shqiptarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!“, ka shkruar presidentja e Kosovës, Osmani.

Tutje, presidentja ka shprehur ngushëllime për familjen Nishani, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

/GazetaSinjali/