image SHBA reagon për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë
[wp-story id="814678"]

Shqipëri

SHBA reagon për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë

news image

ShBA ka reaguar përmes një komunikate zyrtare pasi kryeministri Edi Rama, deklaroi se pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare shqiptare më 15 korrik, qëndron Republika Islamike e Iranit.

Në deklaratë, thuhet se Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik dhe se Irani do të mbajë përgjegjësi.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin kibernetik të Iranit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ne i bashkohemi thirrjes së kryeministrit Rama që Irani të mbajë përgjegjësi për këtë incident të paprecedentë kibernetik. Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime të mëtejshme për ta mbajtur Iranin përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë e një aleati të SHBA-së dhe që krijojnë një precedent shqetësues për hapësirën kibernetike,” thuhet në deklaratë.

/GazetaSinjali/