I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i deleguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot pasdite do të takohen me presidenten Vjosa Osmani, raporton Gazeta Sinjali.
Nga Presidenca është bërë e ditur se takimi do të mbahet në orën 16:00.
“Sot (31.01.2022), në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak“, thuhet në njoftimin e Presidencës.