image Presidentja Osmani para deputetëve: Kosova është projekti më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane

Politikë

Presidentja Osmani para deputetëve: Kosova është projekti më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në adresimin vjetor para deputetëve tha se Kosova është projekti më i suksesshëm dhe më i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane.

Ne jemi të lumtur që mund të themi se Kosova është projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane dhe evropiane si dhe i të gjithë atyre që u rreshtuan pas nesh. Kosova është një shtet që e meriton mbështetjen e pakursyer të aleatëve tanë sepse ajo këtë vit e ka dëshmuar që është një demokraci e fortë dhe e qëndrueshme prandaj pata nderin që me krenari ta prezantoj vendin tonë si një shembull dhe një model i një demokracie të suksesshme në kuadër të Samitit për Demokraci të organizuar nga presidenti Biden” tha Osmani duke shtuar se, Kosova mbetet e palëkundur në orientimin euro-atlantik.

Tutje Osmani tha se, në kohë pandemie, ndihma më e madhe vendit i erdhi nga presidenti i shtetit të ShBA-së, Joe Biden, duke dhuruar gjysmë milioni vaksina, për çka ajo tha se i është falënderuese. /GazetaSinjali/