image Presidentja Osmani në Ohër, takohet me tre emisarët për rajonin

Politikë

Presidentja Osmani në Ohër, takohet me tre emisarët për rajonin

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, po qëndron në Forumin e Prespës, i cili po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

E para e shtetit ka takuar tre emisarë, amerikanin Gabriel Escobar, britanikun Stuart Peach dhe gjermanin Manuel Sarrazin, shkruan Gazeta Sinjali.

Presidentja Osmani thotë se në këto takime, ka theksuar qëndrimin se integrimi i Kosovës dhe vendeve të rajonit në struktura euro-atlantike është përgjigja e vetme për të parandaluar agjendën ruse.

“Integrimi i Kosovës dhe vendeve të tjera demokratike të rajonit në strukturat euro-atlantike, është përgjigja e vetme për ta parandaluar agjendën destablizuese dhe ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj, në rajonin tonë”, ka thënë Osmani.

Ajo thotë se këtë qëndrim e ka rikonfimuar në takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Escobar, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, Peach si dhe me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, Sarrazin.

Angazhimi i partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor është hapi i duhur drejt rienergjizimit të procesit integrues, i cili siguron paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë“, ka shkruar Osmani në fund.

/GazetaSinjali/