image Rusisë i del në ndihmë Kadyrovi, e nis një komandant për “t’u dhënë një mësim” ukrainasve

Rusisë i del në ndihmë Kadyrovi, e nis një komandant për “t’u dhënë një mësim” ukrainasve

news image

Rusët janë duke pësuar humbje të mëdha në fushëbetejë, sidomos në Kharkiv dhe kjo së pari nuk i ka pëlqyer të besuarit të tij çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili dje tha se do të shkonte vetë në luftë, kurse sot njoftoi se paska çuar krahun e tij të djathtë për të “rikthyer situatën në anën e rusëve”.

Adem Delimkhanov, shefi i “Rosgvardias” çeçene është parë në front bashkë me disa luftëtarë të tjerë çeçenë duke kërcënuar se “tani do të shihni ukrainasit se çfarë ishte lufta e vërtetë”.

Ukrainasit kanë rimarrë më shumë se 12 mijë kilometra katrorë territor të pushtuar nga rusët kryesisht në Kharkiv, Kherson dhe Luhanks.

/GazetaSinjali/