image Deputeti gjerman ia përsërit Vuçiqit: S’mund të ulesh në dy karrige

Evropë

Deputeti gjerman ia përsërit Vuçiqit: S’mund të ulesh në dy karrige

news image

Deputeti i Bundenstagut gjerman, Josip Juratoviç, ka deklaruar se është koha që presidenti serb, Vuçiq, t’ia kthejë shpinën Rusisë, në mënyrë që të mos rrezikojë mundësinë e bashkëpunimit me BE-në.

Vuçiq nuk duhet do të rrezikojë që t’i japë fund bashkëpunimit me BE-në. Unë jam i bindur se ka ardhur momenti që ai do t’ia kthej shpinën Rusisë dhe do të orientohet drejt Perëndimit“, tha për mediet serbe Juratoviç.

Ai shton se 80 për qind e qytetarëve serbë besojnë në mitin pro-rus.

Kur ndërton me vite një mit pro-rus, që sot ke 80 për qind të qytetarëve pro-rusë, atëherë je në kurthin tënd, sepse fajin e ka Vuçiçi dhe politika që ka ndjekur, ngase kanë krijuar një gjendje të tillë, ku rezulton se Rusia është partneri më i madh politik dhe ekonomik, jo Bashkimi Evropian“, shton ai.

Juratoviç shprehet se Vuçiq nuk mund të ulet, siç e ka quajtur ai, me dy karrige dhe se duhet të vendos se a dëshiron të anëtarësohet në BE.

Vuçiq nuk mund të ulet më në dy karrige. Është koha për të vendosur nëse ai dëshiron të anëtarësohet në BE?  Mirëpo, faktet tregojnë se prezenca e Bashkimit Evropian është shumë e madhe në Serbi, vetëm për shkak të taktikave politike e që nuk publikohen në medie. BE-ja deri më tani ka dhënë 4 miliardë euro ndihmë zhvillimore. Dy të tretat e eksporteve të kompanive serbe shkojnë në vendet e BE-së. A dëshiron Vuçiç të rrezikojë të gjitha këto për shkak të Rusisë?“, deklaroi Juratoviç.

Deputeti gjerman thekson se disa medie serbe po e lëvdojnë Rusinë, duke e kthyer historinë, por se sipas tij kjo e fundit u bë tradhtare për sa i përket çështjes së Kosovës.

/GazetaSinjali/