image Presidentja Osmani me shefin e EULEX-it biseduan për situatën në veri

Politikë

Presidentja Osmani me shefin e EULEX-it biseduan për situatën në veri

news image

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në takim me shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin e institucioneve shtetërore me ato ndërkombëtare.

“Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka vlerësuar koordinimin e vazhdueshëm me EULEX-in.

/GazetaSinjali/