image Osmani: Masakra ndaj familjes Deliu është dëshmi e egërsisë së forcave gjenocidale serbe

Politikë

Osmani: Masakra ndaj familjes Deliu është dëshmi e egërsisë së forcave gjenocidale serbe

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar masakrën e Abrisë së Epërme në Drenas, ku janë vrarë 23 anëtarë të familjes Deliu.

Sot i kujtojmë me dhimbje të gjithë ata fëmijë, pleq, gra e të rinj, të cilët u qëlluan nga afër vetëm pse ishin shqiptarë”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka thënë që masakra ndaj familjes Deliu është dëshmi e egërsisë së forcave gjenocidale serbe.

Masakra ndaj Familjes Deliu është dëshmi e egërsisë së forcave gjenocidale serbe, së cilës ende nuk i ka dhënë përgjigje drejtësia. Planifikuesit dhe ekzekutorët duhet të dalin para drejtësisë si një parakusht që aktet e tilla barbare të mos përsëriten në asnjë cep të botës. Paqja ka kuptim vetëm atëherë kur duke kujtuar të kaluarën, adresojmë përgjegjësinë për njerëzit tanë që u vranë. Përpjekja jonë nuk do të ndalojë asnjëherë që ata të cilët e kryen këtë akt mizor, të dalin para drejtësisë. Këtë ua kemi borxh viktimave dhe familjeve të tyre! Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Abrisë!”

/GazetaSinjali/