Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është liruar nga spitali privat “Aloka” pas ndërhyrjes kirurgjike në tëmth.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.
Ai bëri të ditur se presidentja po vazhdon të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë nga banesa e saj.
“Presidentja Osmani me rekomandimin e mjekëve, sonte është liru nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes”, tha Kupina.
Ndryshe, presidentja Osmani është kritikuar për trajtimin e saj në spital privat, për një ndërhyrje kirurgjike që në QKUK, kryhet me sukses absolut.
Përveç shumë qytetarëve, ndaj Osmanit sot ka reaguar edhe kolegjiumi i kirurgëve të QKUK-së.