image Presidentja Osmani kujton masakrën e Rezallës: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi

Politikë

Presidentja Osmani kujton masakrën e Rezallës: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën e Rezallës në 22 vjetorin e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo përmes një postimi në Facebook tha se nuk do të ndalemi së kërkuari vendosjen e drejtësisë për njerëzit tanë sepse ata u privuan nga jeta, vetëm pse ishin shqiptarë.

“Në Rezallë, më 5 prill të vitit 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë rrethuan shtëpitë e fshatit, ndanë nga gratë, nënat e motrat, 98 djem e burra dhe i ekzekutuan mizorisht. 44 nga këta civilë të vrarë ishin të pagjetur. Disa vite më pas një pjesë e trupave u gjetën në Rudnicë të Rashkës. Tre të mbijetuarit dhe trupat e të vrarëve të gjetur në varreza masive në Serbi ishin dëshmi e fuqishme e krimeve makabre të kryera nga regjimi serb“, shkroi Osmani.

Osmani thotë se 22-vjet pas, nevoja për drejtësi riaktualizohet, duke u bërë përpjekje e vazhdueshme e institucioneve të vendit.

“Ne nuk do të ndalemi së kërkuari vendosjen e drejtësisë për njerëzit tanë sepse ata u privuan nga jeta, vetëm pse ishin shqiptarë. Liria dhe paqja kanë kuptim vetëm kur përgjegjësit dhe ekzekutuesit të vihen para drejtësisë! Masakra e Rezallës është dhimbje e jona e vazhdueshme, kujtesë historike dhe sakrifica për lirinë e vendit! Qoftë i përhershëm kujtimi për 98 të vrarët në Masakrën e Rezallës!”, shkruan Osmani. /GazetaSinjali/