image Presidentja Osmani: Është akt patriotik që secili prej nesh të vaksinohet sa më parë

Kosovë

Presidentja Osmani: Është akt patriotik që secili prej nesh të vaksinohet sa më parë

news image

Sot kur në Kosovë janë regjistruar 888 raste të reja me COVID-19, liderët shtetërorë kanë përsëritur thirrjet e tyre që qytetarët të vaksinohen sa më parë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se vaksinimi është akt patriotik.

Nëse nuk vaksinohemi të gjithë, ajo thotë se të gjithë do të jemi humbës.

“Rritja e numrit të të infektuarve me variantin Delta kërkon shtimin maksimal të kujdesit, sepse po s`u vaksinuam të gjithë, të gjithë do të jemi humbës. Secili prej nesh ka përgjegjësi në raport me tjetrin për t`i zvogëluar dhimbjet, e para se gjithash humbjet. Teksa shqetësimi për variantin e ri të virusit rritet, ne duhet t`i shtojmë përpjekjet për vaksinim. Është akt patriotik që secili prej nesh të vaksinohet sa më parë të jetë e mundshme”, shkroi ndër të tjera ajo në Facebook.

E para e vendit apelon te qytetarët që të ndajnë pak minuta nga dita e tyre që të imunizohen, “për të mirën e të gjithëve, për sigurinë tonë, për mbarëvajtjen e shtetit tonë”.

“Ne duhet dhe mund të ngadhënjejmë ndaj çfarëdo virusi! Vaksinohuni”, ka përfunduar ajo./Gazeta Sinjali/