image Presidentja Osmani: E pikëlluar thellësisht nga lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në zemër të Stambollit sot

Politikë

Presidentja Osmani: E pikëlluar thellësisht nga lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në zemër të Stambollit sot

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime popullit turk, për viktimat si pasojë e shpërthimit të sotëm në Stamboll.

Presidentja shkruan se, i qëndrojnë pranë popullit të Turqisë në këtë kohë të vështirë.

“E pikëlluar thellësisht nga lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në zemër të Stambollit sot. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e viktimave dhe të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

/GazetaSinjali/