Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, të martën Presidentja e Shtetit, Vjosa Osmani, ka bërë një donacion për gratë e prekura me kancer.
”Forca juaj eshtë frymëzim për të gjithë ne! Vitin e kaluar premtuam se do t’i mbulojmë të gjitha pakot onkologjike për gratë e prekura me kancerin e gjirit. Sot e bëmë dhe çdo vit do ta bëjmë. Do të doja që askush mos të kalojë nëpër këto dyer, por edhe nëse ndodhë, mos harroni se nuk jeni vetëm. Zbulimi i hershëm shpëton jetë”, ka shkruar ajo.