image Presidentja Osmani dekreton Ligjin për Rishikimin e Buxhetit - Sinjali

Presidentja Osmani dekreton Ligjin për Rishikimin e Buxhetit

news image

Presidentja, Vjosa Osmani, ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu u bë e ditur në një njoftim të publikuar në faqen e Presidencës.

“Duke u bazuar në kompetencat kushtetuese, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 28.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 04.08.2021”, thuhet në njoftim.

Buxheti për vitin 2021 u miratua në Kuvendin e Kosovës më 28 korrik të këtij viti, me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin