image Presidentja e Kroacisë thekson përkrahjen për Kosovën

Kosovë

Mbështetje/ Presidentja e Kroacisë thekson përkrahjen për Kosovën

news image

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për Kosovën

Ajo ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës janë shumë të mira, duke ofruar mbështetjen e shtetit të saj në të gjitha fushat për Kosovën.

Ky qëndrim është bërë i ditur nga Presidenca pas takimit që kreu i shtetit, Hashim Thaçi pati me presidenten kroate në Nju Jork, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Në takim është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimit të shkëmbimit ekonomik dhe tregtar.

 “Kroacia është një shembull i mirë i suksesit për rrugën që duhet ndjek Kosova drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka thënë presidenti Thaçi pas takimit.

Presidenti Thaçi, gjatë ditës pritet të takojë liderë të ndryshëm botërorë për të shtyrë përpara agjendën e bashkëpunimit bilateral./ Gazeta Sinjali/