Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Prishtinë.
Ajo është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me të cilën pas takimit do të mbajnë konferencë për media.
Pos Osmanit, Von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ndërkohë pas Prishtinës, presidentja e KE-së, do të udhëtojë drejt Tiranës.