Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, duke u përgjigjur mediave për targat ilegale theksuan se rregullat duhet respektuar nga të gjithë.
Presidentja Ursula von der Leyen pas takimit me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për çështjen e targave ilegale tha se rregullat duhet të respektohen, tranzicioni duhet të jetë gjithë përfshirës. Është duke u munduar të bëhet një zgjidhje për targat.
Nga ana tjetër Presidentja Vjosa Osmani, tha për targat se serbët po i heqin targat e MIllosheviqit.
Ajo tregoi se ata që po i ndërrojnë targat po i digjen veturat e makinat, një rast i tillë ka ndodh mbrëmë. Ka një kohë që qytetarëve serbë që po e zbatojmë ligjin, pra po i konvertojnë targat.
Sipas saj gjithë këto veprime të strukturave ilegale e kriminale që janë në listën e zezë të SHBA-së, po dëshmojnë që kjo është çështje e sundimit të ligjit.
“Kosova është konfirmuar si shteti me reformat më të mëdha në gjithë Evropën në fushën e sundimit të ligjit. Kjo dëshmon që veprimet tona kanë qenë të drejta, e janë për sundim të ligjit e barazi të të gjithëve, assesi kundër qytetarëve tanë serbë”, është shprehur ajo para mediave
Presidentja theksoi se mbi 90 përqind e serbëve i përdorin targat e Republikës së Kosovës.
“Lufta jonë është kundër bandave dhe sundimit të ligjit nga të gjithë qytetarët dhe presim që të kemi mbështetjen ndërkombëtare”, tha Osmani.