image Presidenti Thaçi takohet me kryetaren e KQZ-së, flasin për zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

Politikë

Presidenti Thaçi takohet me kryetaren e KQZ-së, flasin për zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

news image

Presidenti i Republikës së Kosovë, Hashim Thaçi është takuar me kryetaren e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Valdetet Daka.

Në këtë takim, ata kanë biseduar për mundësitë e organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veritut.

“Në mbështetje të nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, nenit 4 të Ligjit nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe duke marrë parasysh kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës kishte shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/