Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para disa ditëve ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Atje ai është takuar me Elmi Berishën, një nga veprimtarët e komunitetit shqiptar në SHBA.
Sipas Berishës, takimi ishte vazhdim i bisedimeve për çështjen e Kosovës dhe qasjen e re në Washingtonin zyrtar.
“Të bashkuar, të fituar”, tha ai.
Thaçi së fundi nga Amerika theksoi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke duke shtuar se vizita e tij në Amerikë ishte e domosdoshme pas gjithë bisedimeve të cilat pati zhvilluar në Bruksel./ Gazeta Sinjali/