Presidenti ukrainas Zelensky ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë mëngjesin e sotëm me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.
Ai kërkoi sanksione më të forta dhe më shumë mbështetje, duke postuar në Twitter: “Ukraina ka nevojë për mbështetjen e partnerëve më shumë se kurrë”.
“Zhvilluam bisedime me Boris Johnson. Në lidhje me rrjedhën e mbrojtjes së Ukrainës dhe sulmet tinëzare ndaj Kievit nga agresori. Sot Ukraina ka nevojë për mbështetjen e partnerëve më shumë se kurrë. Ne kërkojmë kundërveprim efektiv ndaj Federatës Ruse. Sanksionet duhet të forcohen më tej”, ka shkruar Zelensky.