Nesër në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Në njoftimin e presidencës thuhet se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
“Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, luten të jenë në Presidencë më së voni në orën 10:30. Vendi: Kabineti i Presidentes”, thuhet në njoftim.