image Presidenti i Letonisë nesër viziton Kosovën

Politikë

Presidenti i Letonisë nesër viziton Kosovën

news image

Presidenti i Letonisë, Egils Levits, nesër do ta vizitojë Kosovën. Lajmin e kanë bërë të ditur nga zyra e kryekuvendarit, Glauk Konjufca.

Në një njoftim, thuhet se Konjufca do ta presë Levits në orën 12:15 në kabinet.

Poashtu, për ardhjen e presidentit Levits, ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët thanë se do të bëjnë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut.

Me qëllim të qarkullimit të lirë të eskortës nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta zyrtare”, thuhet në komunikatën e Policisë.

/GazetaSinjali/