E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë ende e paqartë. Kontrata e yllit francez me Paris Saint-Germainin skadon në verën e këtij viti. Siç është raportuar deri më tani, ai nuk pritet që të rinovojë kontratën.
Kësisoj, kapiteni i Francës mund të largohet si lojtar i lirë nga “Parc des Princes” pas përfundimit të këtij sezoni.
24-vjeçari vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Real Madridi që një kohë të gjatë.
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, beson se gjasat që Mbappe të nënshkruajë me “Los Blancos” janë të mëdha.
“Ekziston një probabilitet i lartë që Mbappe të arrijë në Real Madrid. Më shumë se 50%”, tha ai.
“Është një opinion personal… varet nga Real Madridi, ata do të vendosin”, deklaroi Tebas.
🚨⚪️ La Liga president Javier Tebas on Kylian Mbappé and Real Madrid.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 29, 2024
“There is a high probability that Mbappé will arrive at Real Madrid. More than 50%”.
“It's a personal opinion… it depends on Real Madrid, they will decide”. pic.twitter.com/dVX8D0u5SU