image Presidenti i Kroacisë arrin në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani

Politikë

Presidenti i Kroacisë arrin në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani

news image

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka arritur sot në Kosovë.

Milanoviq është pritur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Për të pritur atë në sheshin kryesor të Prishtinës është organizuar edhe një ceremoni shtetërore, ku të pranishëm janë edhe Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas takmit me Osmanin, presidenti kroat pritet që në mesditë të takojë edhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

/GazetaSinjali/