Presidenti i Angers, Said Chabane është arrestuar për ngacmim seksual.
55 vjeçari, sipas RMC-së, “i ka prekur gratë në vithe, gjoks e pjesë të tjera intime pa konsensusin e tyre”.
Klubi i Angers i cili luan në Ligue 1 të Francës, nëpërmjet një komunikate zyrtare shpjegon se “Chabane i hedh poshtë të gjitha akuzat kundër tij dhe do të t’i japë para drejtësisë të gjitha provat që tregojnë të vërtetën dhe ruajnë nderin e tij. Presidenti është i vendosur për të provuar pafajësinë e tij dhe ka shumë besim te hetimet, ndaj po bashkëpunon me hetuesit.”
Chabane tani ndodhet në ndalim, ku duhet t’u japë shpjegime hetuesve për akuzat e ngritura ndaj tij. /Gazeta Sinjali/