image Presidenti i këtij shteti infektohet për herë të tretë me koronavirus

Botë

Presidenti i këtij shteti infektohet për herë të tretë me koronavirus

news image

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro ka rezultuar për herë të tretë pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jair Bolsonaro për mediat e huaja, i cili ka thënë se pasi ribëri testin pas dy javësh nga fillimi i simptomave, ka rezultuar përsëri pozitiv.

Ai është shprehur se gjatë kësaj kohe ka punuar nga shtëpia që prej 7 korrikut, dita kur njoftoi se u infektua me Covid-19. Presidenti brazilian tha fillimisht se kishte temperaturë, por jo simptoma të tjera. Ndër të tjera ai ka thënë se aktualisht po merr hidroksilkolinë duke qenë se ka besim në këtë të fundit, shkruan CNN.

Bolsonaro, i cili për një kohë shumë të gjatë e nënvlerësoi hapur virusin, del shpesh jashtë pallatit presidencial për të përshëndetur mbështetësit e tij.

Të martën Bolsonaro para mediave tha se ky ishte testi i tretë për koronavirus, duke shpresuar se kësaj here do të dilte negativ në mënyrë që kthehej në punë./ Gazeta Sinjali/