image Presidenti i KE-së uron Osmanin, premton mbështetje për Kosovën

Politikë

Presidenti i KE-së uron Osmanin, premton mbështetje për Kosovën

news image

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pranuar një letër nga ana e presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, me të cilën ai e ka uruar për detyrën, duke i dëshiruar sukses në punën e mëtejme.

Në letrën e tij, presidenti Michel ka theksuar se është në interes të KE-së që ta shohë Kosovën duke përparuar në rrugën e saj evropiane.

Ai ka premtuar mbështetje për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Në këtë kontekst, Michel ka përmendur se BE-ja ka dyfishuar mbështetjen për rimëkëmbjen ekonomike, integrimin e Ballkanit Perëndimor e posaçërisht luftimin e pandemisë COVID-19 nëpërmjet planit ekonomik dhe investues për këtë rajon të miratuar në tetorin e 2020-s./Gazeta Sinjali/