image Presidenti i KE-së mesazh para vizitës në Kosovë e rajon: Zotimi i BE-së për Ballkanin Perëndimor është real

Politikë

Presidenti i KE-së mesazh para vizitës në Kosovë e rajon: Zotimi i BE-së për Ballkanin Perëndimor është real

news image

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka njoftuar për vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar angazhimin e BE-së ndaj rajonit dhe procesit të zgjerimit.

Costa ka shkruar në rrjetin “X” se gjatë kësaj jave do të vizitojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka theksuar se kjo vizitë dërgon një mesazh të qartë për përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj rajonit, duke shtuar se edhe perspektiva e zgjerimit mbetet reale.

Këtë javë, do të vizitoj gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Vizita ime në rajon dërgon një sinjal të qartë: angazhimi ynë ndaj Ballkanit Perëndimor është real; dhe kështu është edhe mundësia e zgjerimit. Momenti është aty. Tani është koha për të dhënë rezultate.”, shkroi ai.

Turneun ballkanik Costa e nis të hënën në Bosnje e Hercegovinë dhe e përfundon të enjten në Mal të Zi. Gjatë këtij rrugëtimi, ai do të ndalet edhe në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/