Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka paralajmëruar se do të urdhërojë policinë dhe ushtrinë e vendit të qëllojnë mbi këdo “që krijon telashe” gjatë një bllokimi një mujor të ishullit të Luzon për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
“Le të jetë një paralajmërim për të gjithë. Ndiqni urdhrat e qeverisë në këtë kohë sepse është kritike”, ka thënë ai gjatë një konference kombëtare televizive natën vonë.
Rastet e të infektuarve në botë po i afrohen me shpejtësi shifrës 1 milion në nivel global. Lajmin e bën me dije John Hopkins University, që thotë se numri i saktë i të infektuarve në botë është 935.817, me 47 208 të vdekur dhe 193 700 të shëruar.
Klasifikimi i vendeve në botë udhëhiqet nga SHBA, me një bilanc të përgjithshëm 215.417 të sëmurë, i ndjekur nga Italia 110.574 dhe Spanja 104.118. /Gazeta Sinjali/