Vedat Muriqi nuk do të largohet nga Fenerbahçe në afatin kamitar të transferimeve të janarit.
Presidenti i klubit turk, Ali Koç i ka hequr dilemat e mundësisë së largimit të sulmuesit kosovar, përcjell Gazeta Sinjali.
“Kemi pasur takim privat me Vedat Muriqin dhe lojtari nuk është në agjendën e transfereve”, citojnë mediat turke një deklaratë të Ali Koç.
Ai ka përmendur edhe klubet të cilat janë bërë ofertë në drejtim të Fenerbahçes për Muriqin. Sipas tij, deri tani janë refuzuar ofertat e Tottenhamit dhe Burnleyt.
“Ne duam të bëhemi kampion”, ka deklaruar Koç. /Gazeta Sinjali/