image Presidenti i Federatës së Zvicrës mbron Xhakën pas festës me fanellën e Jasharit: Prindërit e tij ishin viktima të luftës

Futboll

Presidenti i Federatës së Zvicrës mbron Xhakën pas festës me fanellën e Jasharit: Prindërit e tij ishin viktima të luftës

news image

Festa e Granit Xhakës me fanellën e Jasharit ndezi diskutime pas ndeshjes së Serbisë sepse u interpretuar si gjest politik nga mediat serbe.

Ka qenë Presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Dominique Blanc ai i cili i ka dalë në mbrojtje mesfushorit kosovar.

Blanc ka thënë se ai veprim i Xhakës është ekzagjëruar shumë në media dhe e ka mirëkuptuar veprimin e tij, duke thënë se ai i ka rrënjët kosovare dhe se prindërit e tij kanë qenë viktimë e luftës.

“Para së gjithash duhet thënë: çdo gjë që bën apo nuk bën kapiteni ynë, ekzagjerohet jashtëzakonisht shumë në media. Është e vështirë të kuptohet se çfarë po ndodh në mendjen e lojtarëve tanë me rrënjë kosovare, prindërit e të cilëve ishin viktima të luftës. Por ju duhet ta kuptoni këtë. Edhe pse ne bëmë gjithçka në prag të lojës së Serbisë për t’u siguruar që ishte vetëm futbolli, kishte një tension të madh. Granit Xhaka shpjegoi gjestin e tij pas ndeshjes, diçka për të shtuar do të ishte e panevojshme”, theksoi ai.

I pyetur nëse ai veprim ishte qartë një gjest politik, ai shtoi:

“Shikoni, ne kemi 186 kombësi në SFV. Ne kemi vlera që janë shumë të rëndësishme për ne. Por nëse fillojmë të komentojmë gjeste që mund të kenë qëllim politik, atëherë kjo nuk do të përfundonte. FIFA nisi një hetim, por nuk e pa gjithë këtë si gjest politik dhe nuk ndëshkoi ne dhe Granitin”, përfundoi ai.

/GazetaSinjaliSport/