image Berisha: Të tregojmë karakter ndaj Zvicrës, stadiumi do të jetë i mbushur me shumë shqiptarë

Futboll

Berisha: Të tregojmë karakter ndaj Zvicrës, stadiumi do të jetë i mbushur me shumë shqiptarë

news image

Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha, ka folur për ndeshjen e ardhshme ndaj Zvicrës në Basel, duke thënë se do të jetë një përballje më ndryshe.

Sipas Berishës, ndeshja në Basel do të jetë më ndryshe për shkak se stadiumi do të jetë i mbushur me shqiptarë.

“Izraeli? Ishte ndeshje shumë me rëndësi për ne, duke marrë parasysh se paraqitja me Andorrën ishte shumë e mirë dhe ishte e nevojshme që të vazhdojmë këtë hap të mirë. Kemi qenë të gjithë të motivuar për këtë fitore dhe duhet të vazhdojmë kështu, ngase kualiteti ynë është shumë i madh dhe duhet t’i shfrutëzojmë mundësitë që i kemi. Sot ka qenë stërvitja e parë pas lojës, ngase dje kemi bërë rigjenerim në hotel”, ka thënë Berisha për faqen zyrtare të Federëtës së Futbollit të Kosovës.

“Gjithçka po shkon mirë. Duhet të vazhdojmë kështu, duhet të tregojmë disiplinë dhe të tregojmë se mundemi dhe nëse kem synime për të ardhmen duhet të jemi sa më të bashkuar. Në Zvicër do të jetë ndeshje pak më ndryushe sepse edhe stadiumi do të jetë i mbushur me shumë shqiptarë. Për ne duhet të jetë motivi edhe më i madh dhe të tregojmë karakter dhe të jemi sa më shumë të bashkuar për t’ia arritur qëllimeve që i kemi në të ardhmen”.

/GazetaSinjaliSport/