image Presidenti i Bullgarisë i kërkon qeverisë të jap dorëheqje

Botë

Presidenti i Bullgarisë i kërkon qeverisë të jap dorëheqje

news image

Presidenti bullgar, Rumen Radev, i bëri thirrje sot qeverisë që të jepte dorëheqjen, pasi raportet e tij me kryeministrin Bojko Borisov, veçse janë prishur.

Presidenti gjithashtu i bëri thirrje edhe kryeprokurorit publik që të tërhiqej.

Radev tha se këto dorëheqje i kishin kërkuar dje edhe protestuesit, raporton ATSh.

“Ka vetëm një rrugëdalje nga kjo situatë: që qeveria dhe prokurori i përgjithshëm të japin dorëheqjen”, tha Radev në një paraqitje të drejtpërdrejtë të televizionit.

“Besimi te këto institucione nuk mund të rikthehet”, theksoi ai.

Radev tha se bullgarët po protestonin kundër korrupsionit dhe presionit të bërë nga prokurori i përgjithshëm.

Disa qindra njerëz demonstruan para zyrës së presidentit në Sofje duke protestuar kundër qeverisë së Borisovit./ Gazeta Sinjali/